Chelsea fitoi 1-0 ndaj Manchester United dhe mbron vendin e katërt në Premier League, por gjithçka do të vendoset javën e fundit, në përballje direkt me Nottingham Forest. Janë 5 skuadra që luftojnë për tri vende në Champions League sezonin tjetër.
Duke folur për këtë situatë, trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, tha: “Për mua, problemi është në përgjithësi. Njerëzit presin një Chelsea kampion si ai i viteve më parë por nuk është njësoj. Ndaj United luajtëm me gjashtë lojtarë të ardhur nga Akademia”.
“Vite më parë, nëse Drogba do të lëndohej, do të luante Diego Costa ose Fernando Torres. Ky është një Chelsea krejtësisht ndryshe, me djem të rinj. Ne jemi në drejtimin e duhur, por mund ta sjellim klubin atje ku meriton të jetë”, tha Maresca.
“Nuk mendoj se po shpenzojmë më shumë parà se klubet e tjera. Ne po ndërtojmë diçka të rëndësishme, njerëzit duhet të na besojnë. Jemi në drejtimin e duhur, po punojmë mirë dhe mund të luftojmë në të ardhmen për tituj të rëndësishëm”, shtoi Maresca.







