Milan dhe Napoli sfidohen për zbulimin e La Liga-s, lojtari: “Po flas me klubet italiane”

8 Qershor 2024
19:42
Denis Hakanaj
back button

Me 24 gola në sezonin e fundit të La Liga-s, Artem Dovbyk i Girona-s ka qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll.

Sulmuesi ukrainas ka qenë zbulimi i vertetë i sezonit të sapo mbyllur dhe tani shumë skuadra janë vënë në nël lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.

Dy nga këto ekip duket se janë Napoli dhe Milan.

Vetë sulmuesi ka pranuar hapur se:

“Menaxheri im po flet me disa klube italiane. Ka të reja, por unë jam i qetë. Nuk mendoja të zhvilloja një sezon të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit