Zoff: Kualifikimi në Champions është jetik për gjithçka te Juventusi

21 Maj 2025
8:24
Alfred Lleshi
back button

Zoff shprehet kështu për punën e Tudor te Juventusi: “Të presim ndeshjen me Venezia. Ndërkohë, mund të them se ka punuar mirë, shumë mirë. Ka bërë atë që iu kërkua, ka vënë rregull atje ku nuk funksiononte gjë, i ka kthyer grupit një dozë të mirë energjie. Megjithatë, arritja e objektivit Champions do të peshojë shumë në vlerësimin përfundimtar”.

Për Yildiz shtoi: “Ka statistika të rëndësishme, cilësi dhe dëshirë për t’u afirmuar. Të luash me fanellën numër 10 të Juves nuk është e lehtë, por ai jep përshtypjen se e përballon peshën. Kualifikimi në Champions është jetik edhe për rritjen e talenteve të tillë”.

Zoff flet edhe për garën e titullit: “Shikoni renditjen e Napolit një kampionat më parë. Dhe shikoni çfarë ndodhi në janar… Nëse nuk gaboj, Contes i shitën një të quajtur Kvaratskhelia. Nëse e fiton titullin, është një mrekulli. Inzaghi? Nuk më habit rruga e tij si trajner. Kur e pata në skuadër, më binte në sy përgatitja e tij dhe kujdesi për detajet. I zoti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit