Jose Mourinho nuk e ka kursyer Italinë, kundërshtaren e Shqipërisë në Europian.
Trajneri i ri i Fenerbahce-s ka bërë parashikimin e tij në lidhje me skuadrat favorite për të triumfuar në Gjermani dhe duket se “Axurrët” nuk kanë asnjë shans, sipas portugezit.
“Favrotja për Euro 2024? Në thelb, të gjithë e mendojnë si unë. Portugalia, Anglia, Franca, më pas Gjermania, Spanja.
“Italia? Nuk besoj. Nuk ka një brez shumë të talentuar. Nuk besoj se do të fitojnë përsëri”, ka thënë “Special One”.