“Duhet kujdes ndaj Shqipërisë”, Sacchi: Një gjë më bën të ndihem i qetë

9 Qershor 2024
12:09
Denis Hakanaj
back button

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi ka folur për kombëtaren italiane:

“Gjëja që më jep më shumë qetësi është prania e Spallettit. Besoj se është një trajner i madh, i aftë për t’u dhënë një lojë dhe stil skuadrave të tij dhe këtë e tregoi me Napolin.

“Dhe gjithashtu besoj se, nëse djemtë që ai zgjodhi për në Euro 2024 e ndjekin atë, Italia mund të na bëjë një surprizë.

“Nuk do të habitesha nëse Azzurri do ta nisnin menjëherë me këmbën në gaz. Ne do të luajmë fillimisht me Shqipërinë, pastaj me Spanjën dhe Kroacinë: të gjitha kombëtaret të mbahen me konsideratën maksimale, të përballen me seriozitet dhe vendosmëri.

“Puna e trajnerit është e komplikuar: ai ka pak kohë në dispozicion për t’u përgatitur për një turne të vështirë si Europiani, por unë jam i bindur se Spalletti është njeriu i duhur në vendin e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit