Çiklisti britanik Callum Macleodd është shpallur fitues i etapës së katërt të Turit të 82 Çiklistik të Shqipërisë. Ai preu i pari vijën e finishit në fund të etapës Vlorë-Himarë-Vlorë, 153km e gjatë, pas 3h43’45”.
Një etapë mikse, me disa malore të forta dhe mjaft zona fushore, duke e bërë interesante garën. Në fund, britaniku arriti të fitojë duelin sprint me rivalët, duke korrur triumfin e parë në këtë turne.
Për sa i përket renditjes së përgjithshme, në krye të klasifikimit ndodhet çiklisti holandez Tom Jockmans. Etapa e fundit e këtij turneu është ajo Vlorë-Fier, 122km e gjatë, që do të shpallë edhe fituesin.
Turi Çiklistik 2025
26 maj, Tiranë-Rrëshen-Shkodër, 151km, Gabriele De Fabritis
27 maj, Shkodër-Elbasan, 188km, Niels Reemeijer,
28 maj, Elbasan-Vlorë, 149km, Olsian Velija
29 maj, Vlorë-Himarë-Vlorë, 153km, Callum Macleodd
30 maj, Vlorë-Fier, 122km







