Olimpiada “zbarkon” në Paris, rrathët olimpike vendosen në Kullën Eifel 50 ditë nga nisja

10 Qershor 2024
11:02
Telesport
back button

Fundjavën që sapo lamë pas në Kullën Eiffel janë vendosur 5 rrathët olimpike, që i paraprijnë eventit madhor të Lojërave Olimpike që do të zhvillohet në Paris.

Të realizuara prej çeliku, rrathët olimpikë janë vendosur mes katit të parë dhe të dytë të kullës, në një lartësi prej rreth 60 metrash nga toka.

Ato janë vendosu me pamje nga jugu i kryeqytetit francez, ku dhe do të zhvillohet ceremonia e hapjes përgjatë lumit Sena.

Gjatë natës do të ndriçohen me drita, për t’i dhënë një tjetër pamje Kullës Eiffel, simboli i Parisit. Lojërat Olimpike do të zhvillohen më 26 korrik-11 gusht 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit