Sulmuesi anglez Jadon Sancho është rikthyer në bazë pas huazmit 6-mujor te Borussia Dortmund. Nga 1 korriku ai do të jetë sërish pjesë e Manchester United, që duket se ka ide të qarta në lidhje më te ardhmen e tij.
Sipas mediave britanike, “djajtë e kuq” kanë vendosur ta shesin lojtarin, duke vendosur edhe tarifën prej 40 milionë eurosh. Një vendim që është marrë pavarësisht se cili do të jetë trajner në “Old Trafford” sezonin tjetër.
Lojtari pati përplasje me trajnerin Erik ten Hag, që e përjashtoi, ndërkohë që Sancho ka thënë se është gati të rikthehet nëse vjen drejtues tjetër. Pasi kaloi 4 muaj pa luajtur, ai u transferua në janar te Borussia.
Skuadra gjermane kërkon ta rimarrë lojtarin në formë huazimi edhe sezonin tjetër, duke parë shifrën e lartë që kanë vendosur anglezët. Por, te Manchester United nuk pranojnë më huazimin e lojtarit, ndaj duan ta shesin.