Amir Rrahmani është kampion Italie me Napolin dhe lajm më të bukur se ky për shqiptarët nuk ka. Serie A është liga më e ndjekur në vendin tonë dhe Rrahmani ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.
Në një intervistë për Telegrafin, mbrojtësi ka shprehur emocionet e tij pas triumfit.
“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm që kemi arritur dhe natyrisht që jam shumë i lumtur me paraqitjet që kam pasur. Ky sezon ka qënë tejet interesant deri në ndeshjen e fundit dhe e bën edhe më të veçantë titullin kampion”, ka thënë Rrahmani.
“Trajneri Conte solli një frymë dhe energji të re dhe puna me të ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është një trajner që gjithmonë kërkon maksimumin dhe besoj që një gjë e tillë ka sjellë edhe titullin kampion. Puna që kemi bërë këtë sezon u kurorëzua siç duhej”.







