Indiana mund Oklahomën dhe merr sërish kryesimin, titulli kampion më pranë

12 Qershor 2025
8:25
Telesport
back button

Indiana fitoi sot 116-107 ndaj Oklahoma në finale e tretë play off në NBA, duke marrë sërish kryesimin. Tashmë Pacers udhëheqin 2-1 serinë e takimeve finale.

Ndeshjet finale play off riktheheshin në Indianapolis pas 25 vitesh dhe vendasit nuk zhgënjyen. Një ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës, por me një epërsi të lehtë të skuadrës vendase, që e meritoi fitoren.

Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 49 pikë. Madje edhe lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Bennedict Mathurin, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 27 pikë.

Mirë u paraqitën edhe Haliburton me 22 pikë e Siakam me 21 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë. Për Oklahoma, dyshja Williams-Shai realizoi 50 pikë, por që s’mjaftuan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit