Sane fjalë dashurie për Bayern dhe tifozët: Krenar që vesha fanellën e klubit më të madh gjerman

13 Qershor 2025
8:38
Telesport
back button

Leroy Sané mbërriti në Stamboll dhe u përshëndet nga qindra tifozë të Gallatasaray, skuadra e tij e re, duke festuar së bashku. Lojtari gjerman më pas dha komentet e tij të para për kanalin zyrtar të klubit.

Së pari, jam jashtëzakonisht i lumtur. Tashmë mund t’i dëgjoj tifozët dhe është një ndjenjë krejtësisht tjetër. Kam luajtur këtu më parë si kundërshtar, një atmosferë e jashtëzakonshme, një ambient i jashtëzakonshëm”, tha Sane.

Sinqerisht, ka pasur shumë fansa dhe më kanë sharë shumë. Jam shumë i lumtur që po më mbështesin tani dhe jam i emocionuar që luaj para tifozëve të Gallatasaraj, mezi pres ndeshjen e parë”, shtoi mesfushori-sulmues gjerman.

Më tej, Sane komentoi: “Është shumë e rëndësishme për mua që të vij këtu në këtë moment. Do të thotë shumë”. Sané tashmë u ka thënë lamtumirë edhe tifozëve bavareze të Bayern Munich në rrjetet sociale.

Të dashur tifozë të Bayern. Pas 5 vitesh intensive këtu në Mynih, kam vendosur të filloj një kapitull të ri për sezonin e ardhshëm. Jam tepër krenar që kam veshur fanellën e kampionëve të Gjermanisë dhe luajta ndeshjet më të mira të klubit më të madh”, tha Sane.

Faleminderit klubit, trajnerëve, të gjithëve, shokëve të mi dhe mbi të gjitha ju tifozëve për kohën që kemi ndarë dhe kujtimet që kemi krijuar. Do të jem gjithmonë mirënjohës për kohën që kam kaluar këtu te Bayern”, ka shkruar ai në Instagram.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit