Pas zyrtarizimit të Rayan Aït-Nouri, Rayan Cherki dhe Tijjani Reijnders, Manchester City është shumë pranë transferimit ë katërt për këtë merkato verore. “Qytetarët” janë shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Rosenborg për transferimin e talentit Sverre Nypan.
Djaloshi norvegjez, vetëm 18 vjeç, luan për Rosenborg dhe ka tërhequr vëmendjen e “Qytetarëve” për cilësinë dhe potencialin e tij dhe konsiderohet i një lojtar i ri me të ardhme të madhe. Ai luan si mesfushor qëndror. Megjithatë, skuadra norvegjeze nuk është e gatshme ta lërë të largohet lehtë dhe ka vendosur një çmim fiks për kartonin e tij: jo më pak se 12 milionë euro.
Finalizimi i marrëveshjes mes dy klubeve është shumë pranë zyrtarizimit. Plani i Manchester City është që pasi të finalizojë marrëveshjen me Rosenborg, ta dërgojë Sverre Nypan në huazim te Girona në Spanjë, aty ku talenti norvegjez do ketë mundësinë të fitojë përvojën e nevojshme para se të jetë gati për ekipin e parë të “Qytetarëve”.







