Mungon vetëm zyrtarizimi, por Florian Wirtz sezonin e ri do të jetë lojtar i Liverpool. Marrëveshja mes anglezëve dhe Leverkusen thuhet se është arritur për shifrën 135 milionë euro.
Duke qenë se do iu largohet një nga lojtarët kyç, Leverkusen është hedhur në sulm për të gjetur zëvendesuesin ideal të Florian Wirtz dhe objektivi kryesor është Justin Kluivert. Klubi gjerman ka filluar bisedimet me Bournemouth për të shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të 26-vjeçarit.
Nga ana tjetër, anglezët e Bournemouth duket se janë të gatshëm të lejojnë largimin e holandezit për një shifër rreth 50 milionë euro. Ky vendim mund të jetë strategjik për klubin anglez, i cili mund t’i riinvestojë këto fonde në blerje të reja për të forcuar ekipin.
26-vjeçari ka qenë më parë pjesë e Serisë A, ku ka veshur fanellën e Romës, ka provuar edhe huazimin teLeipzig në Bundesligë, te Valencia në La Liga dhe te Nice në Ligue 1, derisa u shit në mënyrë përfundimtare nga Roma te Bournemouth për 11 milionë euro në verën e vitit 2023. Sezonin e fundit, holandezi shënoi 12 gola në Premier League dhe dha 6 asiste.







