Zbulohet gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Itali, ja kush do të vendosë drejtësi në Dortmund

13 Qershor 2024
11:00
Telesport
back button

Gjermani Felix Zwayer do të jetë gjyqtari i ndeshjes të së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë, sfidë që do të luhet në Dortmund dhe e vlefshme për Grupin B të Euro 2024.

43-vjeçari këtë sezon ka arbitruar 18 ndeshje në Bundesliga dhe 4 ndeshje të Champions League. Mes tyre edhe ndeshja e parë të fazës së 16-të mes Napolit dhe Barcelonës, që përfundoi 1-1.

Një vit më parë aio drejtoi edhe finalen e Nations League mes Spanjës e Kroacisë, dy ekipet e tjera të këtij grupi. Ai gjykon në Dundesliga që prej sezonit 2009-2010, pra një gjyqtar me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Më 30 prill 2018, Zwayer u zgjodh nga FIFA si një nga gjyqtarët ndihmës-video për Kupën e Botës FIFA 2018 në Rusi, Kupa e parë e Botës FIFA që përdori teknologjinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit