Futbollisti kolumbian Luis Diaz, anësori i majtë i Liverpool, ka preferuar të mos ushqejë zërat që qarkullojnë për një largim të tij nga klubi anglez këtë verë. Nga grumbullimi i i kombëtares kolumbiane, me të cilën po përgatitet për Kupën e Amerikës, 27-vjeçari ka bërë një deklaratë për synimet e tij për të ardhmen e afërt.
“Jam shumë i lumtur në Liverpool, është një ekip i madh dhe një klub i madh. Gjithmonë kam dashur të luaj atje, kështu që jam shumë i lumtur dhe i qetë. Nuk mendoj për asgjë tjetër për momentin veçse për kombëtaren e vendit tim”, tha ai Diaz, kontrata e të cilit me “reds” skadon më 30 qershor 2027.
Diaz luan prej 3 sezonesh në “Anfield”, i kërkkuar nga ish-trajneri Jurger Klopp, ku në 98 ndeszhje zyrtare ka realizuar 24 gola. Ai ka mohuar zërat për një interes nga Barcelona edhe pse dëshira e tij për të luajtur me klubin “blaugrana” është e njohur, siç tha babai i tij në mars 2023.
Gjithsesi, sipas “Mundo Deportivo”, një investim i klubit katalanas aktualisht është i komplikuar për shkak të pasigurisë financiare. Për më tepër, Liverpool nuk e ka në planet e tij që ta shesë Luis Diaz. E vetmja mënyrë për ta bërë atë të heqë dorë do të ishte përfshirja e Raphinha në negociata.