Verstappen dominon dhe fiton garën sprint në Miami, Ferrari i dyti me Leclerc

4 Maj 2024
18:43
Telesport
back button

Max Verstappen me Red Bull fitoi pasditen e sotme garën sprint të zhvilluar në pistën e Miami, garë e vlefshme për botërorin e Formula 1. Një garë e dominuar nga xhiro e parë deri tek e fundit (19 të tilla), i pakapshëm dot nga rivalët.

Në vendin e dytë u rendit piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, që mbrojti vendin nga ku e nisi këtë garë. Podiumi u kompletua nga meksikani Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull.

Një garë pa shumë emocione në vendet e para, ku munguan parakalimet ndaj tuajse të gjithë dhe pilotët ruajtën pozicione nga dhe ku e nisën atë. Një incident në klthesën e parë të garës bëri që në pistë të hyja makina e sigurisë.

Më pas, gara shkoi e qetë deri në fund, ku në zonën e pikëve hynë edhe Daniel Ricciardo (i katërti), Carlos Sainz (i pesti), Oscar Piastri (i gjashti), Nico Hulkenberg i shtati) dhe Lewis Hamilton (i teti).

Gjithsesi, britaniku i Mercedes mori nje penalizim me 5 sekonda dhe humbi vendin e tetë dhe pikën e vetme, që më pas e fitoi Yuki Tsunoda. Po sot në mbrëmje zhvillohen provat zyrtare për garën e së dielës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit