“Nuk kam biseduar kurrë me Juventus këtë verë për të qenë trajner i bardhezinjve”

20 Qershor 2025
11:10
Telesport
back button

Trajneri Antonio Conte mohon edhe një herë kontaktet me Juventus edhe pse pranon se dikush i ka trokitur në derë, ndonëse nëpërmjet ndërmjetësve: “Ishin thashetheme që lënduan, nuk morën parasysh se si jam”.

Nuk kam pasur kontakte me askënd sepse i kam thënë kujtdo që ka tentuar të më kontaktojë përmes palëve të treta se do të flisja vetëm nëse do të ndodhte një situatë tjetër me Napoli në fund të sezonit”, tha Conte.

Antonio Conte i rikthehet takimit me presidentin e Napoli, Aurelio de Laurentiis, takim që ndryshoi historinë e sezonit të ardhshëm. Lamtumira e trajnerit dukej praktikisht e sigurt pas fitores së titullit, por në fund Conte qëndroi.

I sqaruam gjërat, ishte thelbësore të bisedonim. Ai i kuptoi gabimet ose në çdo rast situatat që duhen përmirësuar. Unë kam një kontratë, ndaj sqarimi mes nesh ishte pika kyçe“, u shpreh Antonio Conte.

Duke iu rikthyer fitores së titullit, ai komentoi: “E kuptova që mund të fitonim kur rikuperuam disavantazhin. Unë e thashë publikisht: Nëse e duam, atëherë ne mundemi. Ishte një mesazh për lojtarët, dhe ata duhej ta bënin këtë“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit