Sipas raportimeve të mediave italiane dhe jo vetëm, garës për të transferuar Victor Osimhen i është shtuar edhe Liverpool. Kampioni në fuqi i Anglisë është gati të “sakrifikojë” dy nga sulmuesit aktual për të arritur tek nigeriani. Për të zbutur disi klauzolën e vendosur nga Napoli, Liverpool është gati të “sakrifikojë” Federico Chiesa-n dhe Darwin Nunez, të dy jashtë planeve te Arne Slot për sezonin e ri.
Deri tani ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Napoli për propozimin e Liverpool, por ajo mund të thuhet me plot gojën është se Victor Osimhen do vazhdojë të jetë kryeqendra e merkatos verore.
Napoli e vlerëson 75 milionë euro Osimhen dhe nuk pranon asnjë ofertë poshtë kësaj shifre. I vetmi klub deri tani që ka pranuar të paguajë kaluzolën 75 milionë euro është Al-Hilal, por është vetë sulmuesi nigerian që ka refuzuar të paktën tre herë propozimin e klubit arab edhe pse i kanë ofruar pagë vjetore më shumë se 30 milionë euro, por sërish Osimhen nuk ka pranuar.
Dëshira e sulmuesit nigerian është të largohet nga Napoli, por të vazhdojë të qëndrojë ende në Europë. Në garë për 26-vjeçarin janë disa ekipe të njohura në Europë si Juventus, Manchester United, Atletico Madrid dhe së fudmi është futur edhe Liverpool.







