Norris dominon dhe siguron “pole position” në Austri, Ferrari rikthehet protagonist, zhgënjen Red Bull

28 Qershor 2025
17:21
Telesport
back button

Lando Norris me McLaren siguroi “pole position” në pistën e Spielberg, në Austri. Piloti britanik dha kohën 1’03”971, duke qenë më i shpejti në pistën e shtëpisë së Red Bull.

Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, por piloti monegask ishte më shumë se gjysmë sekondi i avashtë se Norris. Dy pilotë të shpejtë që do të ndajnë të dielen vijën e parë të nisjes.

Vetëm i treti Oscar Piastri me makinën tjetër McLaren. Piloti australian, që kryeson renditjen e botërorit të Formula 1, do të ndajë vijën e dytë të nisjes me Lewis Hamilton, me Ferrari (i katërti).

Një rikthim mes makinave më të mira për Ferrari, që do të synojnë surprizën në garë. Në vendin e pestë u rendit George Russell me Mercedes, që la pas Liam Lawson me me RB.

Zhgënjen Red Bull, që në garën e shtëpisë renditet në vendin e shtatë me kampionin e botës Max Verstappen, gati 1 sekondë me i avashtë se Norris. Në “top-10” edhe Gabriel Bortoleto, Kimi Antonelli e Pierre Gasly.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit