Verstappen reagon pas largimit të Horner, ja mesazhi që kampioni i botës ka për ish-shefin e tij

11 Korrik 2025
11:29
Telesport
back button

Pas 20 vitesh, Christian Horner nuk do të jetë më drejtuesi i Red Bull, skuadra që falë tij u bë e famshme në botën e Formula 1. Një largim që erdhi në mes të sezonit, me makinën austriake shumë larg pritshmërive, çka ndikuan në këtë vendim.

Pas këtij lajmi ka reaguar 4 herë kampioni i botës Max Verstappen, që me Horner arriti të gjitha sukseset e tij. Në rrjetet sociale, Max i ka dedikuar një koment të rëndësishëm anglezit, me të cilin ka ndarë gjithë këtij vite te Red Bull.

Nga fitorja ime e parë në garë deri te katër tituj botërorë, kemi ndarë suksese të pabesueshme. Kemi fituar gara të paharrueshme dhe kemi thyer rekorde të panumërta. Faleminderit për gjithçka, Christian“, shkruan holandezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit