Monza-Lazio, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Serisë A është mbyllur në barazim 2-2.
Një rezultat zhgënjyes për bardhekaltrit, që me një fitore sot do te kishin shkuar një pikë larg vendit të pestë në renditje, i fundit që siguron kualifikimin në Champions League.
Monza [1] – 1 Lazio – Milan Djuric 75′ – Video
Ndeshja e luajtur në “Brianteo” të Monza-s është zhbllokuar pas vetëm 11 minutash nga Ciro Immobile.
Monza [1] – 1 Lazio – Milan Djuric 75′ – Video
Sulmuesi italian është përfshirë në realizimin e 250 golave në Serie A (201 gola dhe 49 asiste), të paktën 50 më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionatin italian nga sezoni 2012/13.
Në minutën e 75-të, vendasit janë kundërpërgjigjur duke barazuar rezultatin me Djuric.
Monza 1 – [2] Lazio – Matias Vecino 83′ – Video
Shtatë minuta para fundit, Lazio është kthyer në avantazh me një gol të Vecino-s. Megjithatë, festa e bardhekaltërve është prishur në fund.
Monza [2] – 2 Lazio – Milan Djuric 90+2′ – Video
Monza, në fakt, ka barazuar në minutën e 92-të me një tjetër gol të Djuric.