Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, e sheh Napolin duke synuar mesfushorin e Manchester Cityt, Jack Grealish.
Sacchi beson se trajneri i Napolit, Antonio Conte, do ta mirëpriste ardhjen e Grealish.
Ai tha për La Gazzetta dello Sport: “Napoli? Antonio Conte di si të luajë në Europë. Ai e di se duhet të përmirësohet në situatat një kundër një.
“Ai po kërkon një tjetër sulmues krahu; për Grealish po flitet. Ai dëshiron të krijojë epërsi numerike në krahë. Është mënyra e duhur për të thyer mbrojtjet kundërshtare.
“Dhe pastaj, me Kevin De Bruyne, ai e ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë në mesfushë. Lorenzo Lucca do të jetë shumë i dobishëm si zëvendësues për Lukakun si në Itali ashtu edhe në Champions League”.
Lidhur me Serie A në përgjithësi, Sacchi tha gjithashtu:
“Publiku kërkon argëtim, është koha që klubet të dëgjojnë nevojat e atyre që paguajnë për biletat. Nuk është më si vitet 1970 ose 1980, kur njerëzit nuk dinin çfarë po ndodhte jashtë vendit.
“Tani të gjithë e shohin se si luhet loja në Angli, Spanjë, Gjermani, Francë dhe futbolli italian duhet të jetë në të njëjtën gjatësi vale nëse nuk dëshiron të rrezikojë të bëjë hapa prapa”.







