Juventus siguron 30 milionë euro për merkato, braziliani pranë transferimit në Premier

20 Gusht 2025
8:17
Telesport
back button

Ndërsa presin të mbyllin përfundimisht marrëveshjen për Kolo Muani, Juventus po kërkon përforcime në mesfushë. Megjithatë, bardhezinjtë duhet së pari të shesin për të qenë në gjendje të lëvizin më lirshëm në treg.

Kjo është arsyeja pse, në orët në vijim, drejtori i përgjithshëm Comolli do të përpiqet të përshpejtojë transaksionet e largimit. Veçanërisht transferimet e Douglas Luiz te Nottingham Forest dhe Nico Gonzalez te Atletico Madrid.

Largimi i brazilianit është veçanërisht i nxehtë, pasi Nottingham Forest është shumë afër finalizimit të marrëveshjes. Kontaktet e sotme midis Damien Comolli dhe Evangelos Marinakis, pronar i klubit anglez, kanë konfirmuar marrëveshjen për Douglas Luiz.

Detajet e marrëveshjes, e cila ka të ngjarë të jetë një huazim me një opsion/detyrim blerjeje, janë ende të panjohura. Gjithsesi, shitja e ish-lojtarit të Aston Villa pritet të sjellë rreth 30 milionë euro për Juventus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit