Cremonese befason Milanin, por një mbrojtës kthen kuqezinjtë në lojë. “Paqe” në “Olimpico” (video)

23 Gusht 2025
21:42
Telesport
back button

Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e mbrëmjes në Serie A. Në “San Siro”, Milan po befasohet nga ekipi i ardhur nga Serie B, Cremonese.

Miqtë gjetën golin në minutën e 27-të me Federico Baschirotto, i cili mposhti me kokë Mike Maignan, pas krosimit perfekt të Alessio Zerbin. Në fund të pjesës së parë, në kohën shtesë, Milan barazon shifrat me Strhinja Pavlovic.

Mbrojtësi serb shënon me kokë pas krosimit të Pervis Estupinan. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në sfidën tjetër, e cila po luhet në “Olimpico” mes Romës dhe Bologna-s, mungoi goli në pjesën e parë.

SHIKOGOLINEBaschirotto

SHIKOGOLINEPAVLOVIC

Lajme të tjera

Lajmet e fundit