25 kuqezinj, Sylvinho shpall listën e kombëtares për Gjibraltarin dhe Letoninë

29 Gusht 2025
10:25
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka shpallur listën e lojtarëve që do t’i grumbullojë për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Letonisë. Braziliani kuqezi ka thirrur 25 futbollistë, ja lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, prej orës 18:00.

Më pas, më 5 shtator, kombëtarja kuqezi do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, prej orës 20:45.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit