Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani ka folur për “Sky” pas ndeshjes kundër Kroacisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Ndeshje shumë e çuditshme, cila është Shqipëria e vërtetë?
Shqipëria e vërtetë është kjo, pak e çmendur. Jemi të lumtur dhe duam të falënderojmë tifozët. E nisëm në drejtimin e duhur, humba shansin e një goli dhe pësuam dy gola shumë të shmangshëm. Ne e barazuam ndeshjen në shtesë, mund edhe ta kishim fituar. Është mëkat, por i gëzohemi pikës së marrë.
A ishte emocionuese të luaje kundër Modric?
Pata shumë emocione në fushë, unë i kisha parë këto kampionë vetëm në televizion. Jam i lumtur, mendoj se bëra një ndeshje të mirë. Jam veçanërisht i lumtur për ekipin, nuk ishte e lehtë pas kritikave për humbjen kundër Italisë.