Kampioni i arteve marciale mikse Conor McGregor ka vënë bast 60 mijë dollarë që Cristiano Ronaldo të fitojë titullin e golashënuesit më të mirë të Kampionatit Europian 2024.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, irlandezi ka publikuar një foto ku tregon bastin e vënë. Në rast se CR7 shpallet golashënuesi më i mirë, atëherë McGregor do të fitojë 900 mijë dollarë.
Në ndeshjen e parë të Euro 2024, atë të fituar 2-1 ndaj Republikës Çeke, Cristiano Ronaldo nuk realizoi asnjë gol. Gjithsesi, deri më tani ende asnjë futbollist nuk ka shënuar dy gola, ndaj gjithçka është e hapur.
McGreor, ylli i MMA, sipas Forbes, ishte sportisti më i paguar në botë në vitin 2020, me fitime prej rreth 180 milionë dollarësh, shumica e të cilave erdhën nga marrëveshjet tregtare dhe sponsorizimet.
Atë vit ai ishte një nga vetëm katër sportistët që fitoi më shumë se njëqind milionë dollarë, përpara Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.