Mbappe bën detyrën e kapitenit, karikon skuadrën para sfidës: Pa rrezikuar nuk ka fitore

20 Qershor 2024
9:28
Telesport
back button

Nëpërmjet profileve të tij sociale, Kylian Mbappé vazhdon të ngrejë dyshime për gjendjen e tij dhe mundësinë e pjesëmarrjes në ndeshjen kundër Holandës ditën e premten. Sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të Euro 2024.

Sulmuesi parizien ka thyer hundën në fund të ndeshjes kundër Austrisë dhe mund të dalë në fushë duke mbajtur një maskë mbrojtëse. Gjithsesi, kapiteni i kombëtares së “gjelave” karikon skuadrën.

Në një postim, ai shkruan: “Pa rrezikuar nuk ka fitore”. Një koment që tregon se pavarësisht dëmtimit ai kërkon të jetë në fushë apo të ndihmojë skuadrën nga stoli, duke mbështetur ata që do të hidhen në fushë.

Sulmuesi ka kryer disa teste e vizita mjekësore, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Mbappé do të jetë në dispozicion të trajnerit Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit