Në kuadër të ndeshjes mes Italisë dhe Spanjës ka duele të ndryshme, duke përfshirë edhe atë mes dy qendërsulmuesve, Gianluca Scamacca dhe Alvaro Morata. Fabio Capello foli për të gjitha këto në “Gazzetta dello Sport”:
“Nuk ka dyshime për Morata, është një sulmues i kompletuar, modern, punon për të gjithë dhe shënon. Scamacca ka vizion të madh të lojës, di të hapë manovrën dhe më pas është i jashtëzakonshëm në shpejtësinë e tij të ekzekutimit”.
“Don Fabio” vazhdoi më tej për qendërsulmuesin e Atalantës: “Fatkeqësisht për të nuk shënoi kundër Shqipërisë, por iu afrua disa herë golit. Kjo është ajo që e lë të qetë një trajner, sepse do të thotë që sulmuesi është aty dhe goli do të vijë. Scamacca, pastaj, ka treguar se shkëlqen në netë të mëdha, si kundër Liverpool-it dhe Marseille në ecurinë e shkëlqyer të Atalantës në ‘Europa League’.
Po sikur të jetë një nga këto netë kundër Spanjës? Le të shpresojmë që të jetë kështu, kam besim tek ai dhe ekipi kombëtar. Barazimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë duhet të na e shtonte bindjen ndaj Spanjës. Besoj se do të rritet në mënyrë eksponenciale vetëvlerësimi i kombëtares, historia e Italisë na e mëson këtë. Axurrët janë të bindur për aftësitë e tyre”.