Olimpiada/ Polemika me ujin e lumit Sena, kryebashkiakja e Parisit: Do të lahem vetë aty para garave

20 Qershor 2024
14:44
Telesport
back button

Pas dyshimeve të shprehura nga ambientalistët dhe pas kërcënimit të qytetarëve francezë për ta shndërruar lumin Sena në një tualet publik, kryebashkiakja i Parisit, Anne Hidalgo konfirmoi zhytjen e saj në Senë para Olimpiadës.

Një akt-guximi i “qytetarit të pare” të Parisit, që synon të tregojë se si puna e madhe e bonifikimit të kryer në muajt e fundit ka rezultuar e suksesshme. Dhe, për këtë arsye, garat e notit dhe të triathlonit të përfshira në program mund të zhvillohen lehtësisht në lumen e kryeqytetit francez.

Pavarësisht thashethemeve se Hidalgo ishte gati të rikthehej në premtimin e saj dhe të anulonte notimin, kryebashkiakja e përsëriti vullnetin e saj. Madje duke vendosur edhe datën e ngjarjes së madhe.

Notimi im në lumen Sena do të bëhet më 15 korrik, gjatë pasdites. Në varësi të kohës. Shpërndarja e Asamblesë Kombëtare nuk ndryshon asgjë për ceremoninë e hapjes, pasi nuk ka plan B”, u shpreh Hidalgo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit