“Nuk është ky Europiani që duam të zhvillojmë, kemi shumë punë për të bërë”

21 Qershor 2024
8:39
Telesport
back button

Anglia barazoi 1-1 ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë në grup, një rezultat që ka lënë një shije jot ë mirë te skuadra dhe tifozët. Këtë gjë e pranon edhe trajneri Gareth Southgate, që ka vënë “pikat mbi i” në lidhje me problemet që ka ekipi.

Natyrisht që ky nuk ishte rezultati që ne prisnim. Nuk ishim në gjendje të shfrytëzonim maksimalisht mbajtjen e topit, ndaj duhet të rrisim nivelin tonë të lojës”, tha Southgate.

U përballëm me një skuadër mjaft fluide dhe nuk ishim në gjendje t’i vinim nën presion të mjaftueshëm. Për sa i përket Alexander-Arnold, ka pasur disa momente kur ai i përmbushi pritshmëritë tona, por nuk kemi një zëvendësues natyral për Kalvin Phillips”, tha trajneri i “3 luanëve”.

Nga fusha doli edhe kapiteni Harry Kane: “Vendimi për të zëvendësuar Kane? Ne kishim nevojë për energji të reja, pasi luajtëm dy ndeshje në një kohë të shkurtër. Na duheshin lojtarë me këmbë të freskëta. Harry ka luajtur vetëm 90 minuta në muajin e fundit, kështu që kjo ishte zgjedhja që bëmë”.

Gjithsesi, Southgate pret më shumë nga skuadra e tij në këtë turne: “Ka ende shumë punë për të bërë. Ne e kuptojmë se tifozët do të zhgënjehen me paraqitjet tona dhe ata kanë të drejtë të jenë. Duhet të bëjmë më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit