Momente terrori për ish-futbollistin italian Roberto Baggio dhe familjen e tij mbrëmë, teksa Italia ishte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës në Euro 2024. Siç raporton “Corriere del Veneto”, makthi për ish-numrin 10 dhe familjen e tij nisi rreth orës 22:00.
Të paktën pesë persona, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e familjes në Altavilla, Vicenza. Baggio, i cili u përpoq të mbrohej, u godit në kokë me pjesën e pasme të një arme dhe pësoi një plagë të thellë.
Më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë, ndërsa kriminelët plaçkitën vilën dhe vodhën ora, bizhuteri. dhe paratë. Kur ish-fituesi i Topit të Artë kuptoi se hajdutët ishin larguar nga shtëpia, theu derën dhe thirri forcat e rendit.
Policia, e cila përveç dëshmive të Baggio dhe familjes së tij, mori të gjitha pamjet e vëzhgimit me video. Më pas ish-futbollisti u dërgua në spital për t’u mjekuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët i shpëtuan vetëm me një frikë të fortë.