Kevin De Bruyne nuk ka menduar ende të tërhiqet nga kombëtarja e Belgjikës, siç zbuloi pas fitores së 2-0 kundër Rumanisë në Euro 2024.
Youri Tielemans shënoi në minutën e dytë përpara se De Bruyne të fiksonte shifrat në 2-0 në minutën e 80-të.
Kapiteni i Belgjikës, një nga mesfushorët më të mirë në botë, foli për të ardhmen e tij me kombëtaren pas ndeshjes.
“Nuk kam menduar nëse ky është fundi i karrierës sime ndërkombëtare. Nuk më pëlqen të mendoj se kur do të tërhiqem apo të ardhmen time. Nuk kam vendosur se kur do ta përfundoj”.
De Bruyne shtoi:
“Kam 10 vite që luaj në këtë skuadër dhe kam shumë njohuri për t’ua përcjellë lojtarëve më të rinj, por sinqerisht, nuk kam vendosur se kur do të tërhiqem”.
Djajtë e Kuq aktualisht janë të dytët në Grupin E me tre pikë pas dy ndeshjesh. Ata luajnë me Ukrainën në ndeshjen e tyre të fundit në grup të mërkurën (26 qershor).