“De Bruyne? Shpresoj të ishte mërzitur për rezultatin, ndryshe ka gabuar adresë…”

29 Shtator 2025
7:52
Alfred Lleshi
back button

Antonio Conte komentoi humbjen 2-1 të Napolit në “San Siro”, ndaj Milanit: “Më vjen keq që pësuam gol menjëherë, si skuadër mund të bënim më mirë. Nuk ishte e lehtë ta nisnim pas 4 minutash në disavantazh. Megjithatë, më pëlqeu skuadra. E shtypëm lart Milanin, krijuam raste. Duhet të punojmë, sepse kemi pësuar disa gola më shumë se zakonisht. Kjo është humbja e parë, kundër një ekipi të fortë. Ishte e vështirë me rezultatin 2-0, bëmë lojën tonë, por duhej të shënonim”.

Për formacionin: “Marianucci është pjesë e skuadrës, stërvitet mirë dhe ka potencial. Duhet kohë dhe rritje me ndeshje zyrtare, e njëjta vlen për Gutierrez. Për Spinazzola dhe Olivera do të shohim, ndërsa Di Lorenzo është i pezulluar”.

Për zëvendësimet: “Futa lojtarë të freskët për duele një kundër një, ishin zgjedhje të drejta. Reagimi i De Bruyne kur u zëvendësua? Shpresoj të ishte i mërzitur për rezultatin, ndryshe ka gabuar adresën…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit