Federata e Futbollit të Hungarisë ka reaguar në lidhje me gjendjen e Barnabas Varga. Në minutën e 67-të, portieri i Skocisë, Angus Gunn bëri një ndërhyrje brutale në Varga, duke e lënë të shtrirë në fushë pa ndjenja.
Lojtarët e Hungarisë reaguan shpejt duke e kërkuar ndihmën e parë, ndërsa u krijuar një rrethojë për të mos lejuar që tifozët të shihnin atë pamje. Varga u largua nga fusha, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.
Në reagimin e federatës hungareze, thuhet se gjendja e Varga është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Lojtari është i shtrirë në një spital në Shtutgart dhe do të bëhen teste rreth tronditjes që pësoi nga ai duel me Gunn.