Anglia përgatitet për ndeshjen e fundit në Grupin C të Euro 2024, ku kryeson renditjen me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para. Kombëtarja e “3 luanëve” do të luajë ndaj Sllovenisë, një sfidë delicate për skuadrën e trajnerit Southgate.
Harry Kane, sulmuesi i Anglisë, foli për në një intervistë UEFA para kësaj sfide: “Është kënaqësi që realizova golin tim të parë në këtë turne ndaj Danimarkës edhe pse nuk fituam dot. Gjithsesi, deri më tani e kam shijuar çdo minutë”.
“Do të ketë ndeshje të tjera sfiduese përpara, siç është ajo që do të luajmë nesër. Ne jemi Anglia dhe kundërshtarët tanë duan të na mundur, por nuk do të jetë e lehtë për të na mposhtur”, tha më tej sulmuesi i Bayern Munich.
“Edhe ne e dimë se nuk do ta kemi të lehtë të fitojmë edhe pse kemi lojtarë të nivelit të lartë. Ne përgatitemi për të fituar dhe mund t’ia dalim mbanë të shkojmë deri në fund, ashtu si në turneun e fundit”, tha Harry Kane.