Jesús Navas, mbrojtësi i Spanjës, foli në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Luis de la Fuente në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë: “Është e mrekullueshme të jesh këtu. Është fantastike për tifozët tanë dhe për vendin tonë. Kampionati Europian po shkon shumë mirë për ne. I kemi fituar dy ndeshjet e para në grup, triumfi final do të ishte unik për ne. Deri më tani jemi në rrugën e duhur”.
Roli i tij në ekip: “Unë kontribuoj në çdo mënyrë të mundshme. Shpresoj që të luaj ndaj Shqipërisë, të gjithë duam të jemi të dobishëm për kombëtaren. Është e pabesueshme të jem këtu, në këtë moshë, ndihem me të vërtetë shumë i lumtur. Ne të gjithë kontribuojmë, pavarësisht nëse jemi më të vjetër se të rinjtë”.
Ndeshja e sotme me kuqezinjtë: “Shqipëria është këtu sepse po bën shumë mirë. Ka punuar shumë dhe është një ekip i bashkuar. Duhet të jemi të fortë që në minutën e parë për të marrë fitoren”.