Sezoni 2025/26 i Bayern Munich është një “rul” i vërtetë me avull. Që nga ndeshja e tyre e parë e sezonit, Superkupa e Gjermanisë kundër Stuttgartit, më 16 gusht, bavarezët kanë njohur vetëm një rezultat: fitoren.
Në dhjetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ata kanë arritur të njëjtin numër fitoresh. E fundit ajo arritur ndaj Frankfurt. Trajneri Vincent Kompany, shprehu kënaqësinë e tij për paraqitjen e skuadrës.
“Po luajmë shumë mirë dhe jemi një skuadër shumë e fortë. Energjia është e mirë dhe lojtarët ndihmojnë njëri-tjetrin, veçanërisht në mbrojtje brenda zonës. Kjo na jep gjithmonë një bazë të fortë”, tha Kompany.
“Ne përpiqemi gjithmonë të japim gjithçka, fitojmë dhe jemi të lumtur. Më pëlqen shumë integrimi i Luis Díaz. Kjo lloj energjie dhe dëshire për të luajtur i jep energji të gjithë ekipit. Këta janë pikërisht lloji i lojtarëve që ju nevojiten”, tha Kompany.







