Bastoni: Nuk u emocionuam pas Shqipërisë dhe nuk dekurajohemi pas Spanjës

24 Qershor 2024
18:12
Alfred Lleshi
back button

Alessandro Bastoni, mbrojtësi i Interit dhe i kombëtares italiane, ka folur për “Rai Sport” në prag të ndeshjes kundër Kroacisë, e fundit në grupin e “Euro 2024”: “Nuk kemi shumë zgjedhje, duhet të rikuperojmë shpejt.

Nuk u emocionuam pas fitores ndaj Shqipërisë, nuk dekurajohemi pas disfatës me Spanjën. Ne shikuam se çfarë mund të bëjmë më mirë, do të provojmë maksimumin kundër Kroacisë. Për t’u përballur me ta duhet të jesh një ekip, si individë është e vështirë.

Ne duhet të bashkohemi dhe të bëjmë më mirë shumë nga gjërat që nuk ishin në rregull kundër Spanjës. Duam të bëjmë mirë me çdo kusht pas ndeshjes së keqe kundër Spanjës. Mezi presim të tregojmë vlerat tona reale. Jemi gati”.

Qendërmbrojtësi italian është pyetur nëse është në kontakt me ish-shokët e tij të skuadrës, Brozovic dhe Perisic: “Jo, sinqerisht jo. Nuk është bukur t’i dërgojmë njëri-tjetrit mesazhe para një ndeshje kaq vendimtare.

Natyrisht, ne i dimë pikat e tyre të forta. Ata kanë luajtur më shumë se 80 ndeshje së bashku në nivel ndërkombëtar. Kemi planifikuar atë që duhet të bëjmë, me dhe pa top, jemi gati”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit