Italia vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kundër Estonisë dhe Izraelit, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Dy ndeshje të rëndësishme për të arritur këtë qëllim, dy ndeshje me shumë kurthe dhe gabime që duhet të shmangen.
Italia e sheh të vështirë kualifikimin direkt, si e para e grupit, ndërkohë që makthi play off është në horizont. Duke folur për RaiSport nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar në Coverciano, Federico Dimarco ndez atmosferën.
“Duhet të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, dhe midis Norvegjisë dhe Izraelit në futboll, nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë. Duhet të jemi gati. Ne jemi Italia dhe duhet të kualifikohemi për Kupën e Botës, sido që të jetë”, tha lojtari italian.
“Gattuso është një person i drejtpërdrejtë dhe ka një ndjenjë përkatësie ndaj një fanelle të rëndësishme si ekipi kombëtar. Ai na ndihmon në çdo mënyrë, veçanërisht në një nivel personal dhe individual“, tha Dimarco.







