Thuram bën shaka në rrjetet sociale: A mund të ktheheni, ju lutem? Jam i mërzitur…

14 Tetor 2025
7:30
Alfred Lleshi
back button

Marcus Thuram nuk është ende në formën e tij më të mirë, edhe pse po rikuperon pas dëmtimit të pësuar kundër Slavia Prague. Sulmuesi francez i Interit ka qëndruar në “Appiano Gentile”, ndryshe nga zakonisht, dhe nuk është bashkuar me kombëtaren franceze për ndeshjet e saj. Objektivi i tij është të rikthehet në fushë për ndeshjen ndaj Napolit, më 25 tetor.

Ndërkohë, Thuram është bërë protagonist i një episodi simpatik në rrjete sociale. Ai publikoi një histori në Instagram, duke treguar palestrën e qendrës stërvitore të Interit, me komentin:
“A mund të ktheheni nga pushimet, ju lutem? Po mërzitem”. Ditët e fundit, “Pinetina” është zbrazur plotësisht, pasi skuadra e Cristian Chivu ishte e angazhuar në Libi në një miqësore kundër Atletico Madridit, e humbur 5-3 pas penalltive.

Fillimi i sezonit për lojtarin e lindur më 1997 ka qenë mbresëlënës: 2 ndeshje dhe 2 gola në Champions League. 5 ndeshje dhe 3 gola në Serie A. 1 asist për çdo kompeticion. Performancat e tij janë në nivelin më të lartë, teksa mbetet për t’u parë nëse Thuram do ta ruajë këtë formë edhe në pjesën e dytë të sezonit. Vitin e kaluar pati rënie për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit