Koeman: Unë jam përgjegjës për këtë humbje, mendoja se ky ishte grupi më i mirë i lojtarëve

26 Qershor 2024
8:50
Telesport
back button

Përgjegjësia është e imja”. Është kjo deklarata e dhënë nga trajneri i Holandës, Ronald Koeman, pas humbjes 2-3 që kombëtarja e tij pësoi ndaj Austrisë. Humbje që zbriti “tulipanët” në vendin e tretë në grup, por të kualifikuar për më tej në Euro 2024.

E bashkova këtë ekip sepse mendova se ishte më i miri, por nuk ishte ashtu. Jam i zhgënjyer edhe nga vetja pasi ne shpesh e fillojmë kështu. Mendoj se fillimisht ishte një paraqitje mesatare, por jo gjatë gjithë ndeshjes”, tha më tej Koeman.

Gjatë ndeshjes, u përpoqa të them që mbrojtësit me përvojë duhet të drejtojnë ata që janë më të rinj. Komunikimi ishte gjithashtu një nga gjërat e këqija, veçanërisht në fillimin e ndeshjes”, tha Ronald Koeman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit