“Nuk meritonim më shumë së vendi i dytë por rëndësi ka që u kualifikuam më tej”

26 Qershor 2024
10:01
Telesport
back button

Franca e mbylli me një barazim 1-1 ndaj Polonisë aventurën në grupet e Euro 2024, duke u klasifikuar në vendin e dytë. Një pozicionim që kualifikon më tej skuadrën e trajnerit Didier Deschamps. “Ndoshta e meritonim të dilnim të dytët, pasi barazuam dy ndeshje”, tha Deschamps.

Ne u përpoqëm të fitonim. Dolëm në fushë me këtë ide dhe ka zhgënjim me këtë rezultat, por duhet ta pranojmë. Krijuam shumë mundësi për të shënuar pa arritur. Pastaj ishte ajo penallti që nuk u dha fillimisht”, tha Deshamps.

Megjithatë, ne jemi të kualifikuar dhe kjo është gjëja e rëndësishme edhe nëse pozicioni nuk është ai që kemi dashur. Tani presim të zbulojmë kundërshtarin e radhës”, u shpreh trajneri i kombëtares së ”gjelave”.

Keqardhje? Nuk do të flisja për keqardhje. Mund të kishim bërë më shumë ndaj Polonisë. Portieri i tyre bëri ndërhyrje të shkëlqyera dhe ndoshta pati një tjetër penallti për ne. Le ta mbyllim këtë fazë të parë me një barazim, që do të na vlejë për më tej”, tha Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit