Tirana mposht Vllazninë dhe i afrohet Flamurtarit, Partizani fiton derbin me Studentin

1 Nëntor 2025
16:09
Telesport
back button

Është luajtur java e 5-të e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kryesues ishte pushim këtë javë, por vlonjatet e ruajnë vendin e parë edhe pa luajtur.

Tirana konsolidon vendin e dytë pas fitores 60-56 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga vajzat bardheblu, që avantazhin 39-26 të pjesës së parë e administruan në 20 minutat e dyta. Enisa Qosja me 26 pikë ishte shënuesja më e mirë.

Pa shumë probleme fiton Partizani, që mundi 91-73 Studentin në derbin  kryeqytetas. Një ndeshje me dy pamje: Studenti udhëhiqte 46-40 në mbyllje të pjesës së parë, por në gjysmën e dytë janë të “kuqtë2 që përmbysin gjithcka, duke e merituar fitoren.

Superliga-Java e 5-të

Studenti – Partizani, 73-91

Vllaznia – Tirana, 56-60

Flamurtari (pushim)

Renditja: Flamurtari 8 pikë, Tirana 7 pikë, Partizani 6 pikë, Studenti 5 pikë, Vllaznia 4 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit