Janë luajtur ndeshjet e raundit të 9-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku spikat fitorja jashtë fushe e Real Madrid, që mundi 101-92 Barcelonën në derbin spanjoll. Sukses që ngjit “los blancos” në vendin e gjashtë.
Në krye të renditjes vazhdon të jetë një trio e përbërë nga Zalgiris Kaunas, Crvena Zvezda dhe Hapoel Tel Aviv. Të trija këto skuadra fkituan në ndeshjet e këtij raundi, ku spikat suksesi i ekipit serb ndaj grekëve të Panathinaikos.
Rikthehet te fitorja skuadra kampione e Fenerbahce, që mundi 81-67 Villeurbanne, por turqit janë ende larg zonën play off. Jashtë fushe fiton edhe Armani Milano, që mundi 97-93 Anadolu Efes, ndërsa Olympiacos mundi 80-71 Partizan.
Euroleague – Raundi i 9-të
Crvena Zvezda – Panathinaikos, 86-68
Fenerbahce – Villeurbanne, 81-67
Dubai Basketball – Hapoel Tel Aviv, 97-109
Baskonia Gasteiz – Virtus Bologna, 87-76
Paris Basketball – Bayern Munich, 82-86
Maccabi Tel Aviv – Monaco, 107-112
Anadolu Efes – Armani Milano, 93-97
Zalgiris Kaunas – Valencia Basket, 86-77
Olympiacos – Partizan Beograd, 80-71
Barcelona – Real Madrid, 92-101







