Pas përfundimit të garës një lajm jo i mirë ka ardhur për makinën Ferrari. Piloti spanjoll Carlos Sainz, i renditur i katërti në pistë, është penalizuar me 5 sekonda.
Për pasojë, spanjolli i “kokëkuqes” ka humbur një pozicion, duke u klasifikuar mnë vendin e pestë. Ai që përfitoi nga ky penalizim është meksikani i Red Bull, Sergio Perez, që ngjitet në vendin e katërt.
Penaliteti ndaj Sainz ka ardhur nga komisarët pas përfundimit të garës, pasi kanë parë imazhet e duelit të tij me Oscar Piastri (McLaren). Ky i fundit u detyrua të zbriste në fundin e renditjes dhe komisarët e konsideruan veprimin e Sainz të gabuar.
Pas garës, ata kanë thirrur dy pilotët dhe përfaqësuesit e dy skuadrave, për të pohuar pozicionet e tyre. Në fund, u vendos një penalitet me 5 sekonda, që i kushtoi një vend në renditje pilotit spanjoll të Ferrari.