Arlind Ajeti u pa disa herë në vështirësi, në duelet një kundër një, por në total mbetet suiguri e prapavijës kuqezi. Pas fitores 1-0 ndaj Andorrës, që na siguroi “play off”-in e Botërorit 2026, ai u shpreh: “Një fitore pa lojë të bukur? E prisnim një ndeshje të tillë. Kundërshtar i papërshtatshëm, shumë duele dhe faulle. Duhet të ishim gati për çdo gjë. Edhe pse 1-0, besoj se bëmë mjaft mirë.
Anglia? Një ndeshje komplet ndryshe nga kjo e sotmja. Kemi edhe 2 ditë deri në sfidën me Anglinë. Kryesorja ishte që arritëm në “play off”. Sigurisht e marrin seriozisht edhe ndeshjen e ardhshme. Vetëm 3 gola në këto kualifikuese? Besoj se të gjithë lojtarët, jo vetëm mbrojtësit, kanë punuar mirë. Me Beratin jemi shumë shokë prej vitesh dhe merremi vesh mjaft mirë.
Në kombëtare ndjehem shumë mirë dhe jap maksimumin në çdo ndeshje. Aksioni i golit ishte shumë i rrallë, me 3 pasime. Sot kishim vështirësi, pasi Andorra mbrohej mirë. Vraponin shumë për të mbuluar çdo pjesë të fushës. Jemi të kënaqur që fituam 1-0”.







