Bajrami me krenarinë e zëvendësuesit: Ata që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën

14 Nëntor 2025
7:46
Alfred Lleshi
back button

U fut si zëvendësues dhe ndryshoi lojën, bashkë me Uzunin. Minutat e pakta në klubin e tij e kanë penalizuar, megjithatë në këmbët e tij ka shumë talent. Nedim Bajrami ndihet krenar që është pjesë e kuqezinjve, nuk krijon polemika pse e nisi nga stoli ndaj Andorrës, por fokusohet te fitorja dhe sigurimi i ‘play off’-it të Botërorit 2026:

“Besoj se sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët që u futën pjesën e dytë bënë diferencën. Edhe nëse je në stol, nuk ka problem, kështu është futbolli. Mund ta bësh diferencën edhe për 20 minuta. Qëndrimi në stol? Besoj se çdo lojtar do të luajë, është e vështirë, por futbolli është moment. 10 apo 20 minuta, mund ta bësh diferencën. Sot e pamë në fushë, morëm 3 pikët në rrugën tonë për në Botëror.

Udhëzimet e Sylvinho? Ne e filluam me 4-3-3, pastaj kaluam 4-2-3-1. Në fund rezultoi mirë. Perspektiva në merkato? Unë jam te Rangers, jam tërësisht i fokusuar aty. Shpresoj që pas kombëtares të luaj, të më jepet një shans edhe në klub. Jam në formë. Kampionat i çuditshëm në Skoci? Kështu është futbolli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit