Tirana i shkakton humbjen e parë Apolonisë, Besëlidhja udhëheq e vetme Superligën

15 Nëntor 2025
21:24
Telesport
back button

Java e 7-të e Suerpligës në basketboll për meshkuj solli ndryshime në krye të renditjes. Tirana fitoi 87-83 në Fier ndaj Apolonisë, duke u shkaktuar vendasve humbjen e parë sezonale. Një ndeshje ku bardheblutë patën një epërsi të lehtë shumicën e kohës dhe e metiaun fitoren. Ëilliams me 28 pikë e Massie me 22 pikë shkëlqyen për Tiranën.

Besëlidhja fitoi pa probleme 115-64 ndaj Skënderbeu në “Asllan Rusi”, duke dominuar në fushë në të gjitha drejtimet. Hamati me 19 pikë e Dean me 18 pikë u dalluan për lezhjanët, që e thelluan epërsinë me kalimin e minutave. Pas këtij suksesi, skuadra e Besëlidhjes, ende e pamposhtur, kryeson e vetme renditjen.

Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe skuadra e Elbasanit, që mundi 107-78 Flamurtarin në Vlorë dhe i largohet fundit të renditjes. Edhe pse vendasit e nisën mirë takimin, shpejt miqtë rikuperuan, duke u shkëputur. Triplett me 28 pikë e Skëndaj me 26 pikë bënë diferencën në fushë për Elbasanin.

Edhe Teuta fiton jashtë fushe, duke mundur Pogradecin 80-84, në mbyllje të një ndeshje me rivalitet dhe emocione në minutat e fundit. Durrsakët morën frenat e lojës në mesin e takimit, ku dhe nisën të shkëputeshin. Gorea me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Teutën, ndërsa 31 pikët e Taylor për Pogradecin mbetën për statistikë.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Besëlidhja – Skënderbeu, 115-64

Apolonia – Tirana, 83-87

Flamurtari – Elbasani, 78-107

Pogradeci – Teuta, 84-90

Vllaznia – Fieri Basket, 16 nëntor

Kamza Basket – Partizani, 16 nëntor

Renditja: Besëlidhja 14 pikë, Apolonia 13 pikë, Tirana 13 pikë, Teuta 12 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Vllaznia 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Fieri Basket 8 pikë, Partizani 7 pikë, Pogradeci 7 pikë, Flamurtari 7 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit