Iliria–Skënderbeu, futbolli kthehet në arenë dhune pa nisur ende ndeshja

3 Dhjetor 2025
13:05
Telesport
back button

Në “Redi Maloku” nuk pritej kjo. Duhej të ishte një prej përballjeve më të forta sportive të javës së 14-të në Kategorinë e Parë, por Iliria–Skënderbeu u parapri nga një skenë ku sporti ia la vendin dhunës, frikës dhe absurditetit.

Para se skuadrat të dilnin në tapetin e gjelbër, arena u ndez në dhomat e zhveshjes. Trajneri Ernest Gjoka dhe lojtarët Saleh Nasr, Altin Ukiç dhe Mario Gjata u sulmuan barbarisht, në një episod të papranueshëm që godet jo vetëm Skënderbeun, por vetë frymën e futbollit. Sulme që s’kanë vend në asnjë stadium, aq më pak në një ndeshje që duhej të vendoste ritmin e kryesuesve dhe ambiciet e ndjekësve.

Tensioni nuk lindi sot. Edhe ndeshja e parë në Korçë kishte shenja të forta nervozizmi, teksa Skënderbeu fitonte pastër 2–0 ndaj Ilirisë, duke vulosur pretendimet për Superiore. Edhe klasifikimi flet qartë; korçarët kryesojnë të qetë, Iliria mbetet 16 pikë larg, në vendin e pestë. Sot futbolli u njollos. Në vend të spektaklit, një akt i tillë i errët njollos garën. Sepse kur dhuna shpërthen para fillimit të ndeshjes, fusha e blertë nuk është më vend dueli sportiv, por arenë ku humbet kuptimi i lojës magjike.

Ja reagimi zyrtar i “KF Skënderbeu”:
Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”.

Dhuna në Fushë Krujë, ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk zhvillohet

Lajme të tjera

Lajmet e fundit